Spanja lë mbrapa Francën dhe kalon në finale
BKT
Euro 2024

Spanja lë mbrapa Francën dhe kalon në finale

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 22:55) Spanja ka arritur të triumfojë ndaj Francës në gjysmëfinalen e Euro 2024, duke siguruar kështu finalen e madhe.

Ndeshja e zhvilluar në "Allianz Arena" ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së drejtuar nga Luis de la Fuente.

Franca ka kaluar në epërsi që në minutën e nëntë, kur Kolo Muani ka shënuar me kokë pas një asistimi nga Mbappe.

Megjithatë, Spanja ka reaguar shpejt dhe në minutën e njëzet e një, Yamal e ka barazuar rezultatin me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, duke u bërë njëkohësisht futbollisti më i ri që ka shënuar në një Kampionat Evropian.

Vetëm katër minuta më vonë, Spanja ka kaluar në epërsi falë një autogoli të Kounde, i cili e ka devijuar një gjuajtje nga Olmo.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 2-1 për Spanjën.

Në pjesën e dytë, Franca është përpjekur vazhdimisht ta barazojë rezultatin, me trajnerin Didier Deschamps që ka futur në lojë Camavinga, Griezmann, Barcola dhe Giroud. Megjithatë, përpjekjet e tyre nuk rezultuan të suksesshme.

Në minutën e tetëdhjetë e një, Spanja ishte pranë rritjes së epërsisë, por gjuajtja e Yamal ka shkuar mbi shtyllë. Vetëm katër minuta më vonë, Mbappe ka tentuar nga distanca, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Anglisë dhe Holandës, për të përcaktuar se kush do të jetë kundërshtari i Spanjës në finalen e Euro 2024.

Spanja po fiton kundër Francës pas dyzet e pesë minutave

Spanja po fiton kundër Francës pas pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2024

Rezultati në "Allianz Arena" është 2-1. 

Edhe pse ka qenë Franca ajo që e ka gjetur e para epërsinë, Spanja brenda pak minutave ia ka dalë ta përmbysë rezultatin .

Franca ka kaluar në epërsi në minutën e nëntë, kur Kolo Muani ka shënuar me kokë.

Megjithatë, Spanja ka reaguar shpejt dhe në minutën e njëzet e një, Yamal e ka barazuar rezultatin me një gjuajtje të fortë nga distanca. Ky gol e ka bërë gjashtëmbëdhjetë vjeçarin futbollistin më të ri që ka shënuar në një Kampionat Evropian.

Vetëm katër minuta më vonë, Spanja ka kaluar në epërsi pas një autogoli të Kounde, i cili e ka devijuar një gjuajtje nga Olmo.

Ndeshja mbetet e hapur, me një pjesë të dytë të plotë në dispozicion të të dy ekipeve për të provuar ndryshimin e rezultatit.

Franca dhe Spanja, formacionet

Franca dhe Spanja ndeshen sonte në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.