Nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë
BKT
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë

RTKlive

Ministria a Financave ka njoftuar se sot do të nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë me Fondit Saudit për Zhvillim, projekt i cili ka nisur në vitin 2009.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të marrin pjesë ministri i  Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim”, thuhet në njoftimin e MF-së.


MË SHUME NGA Ekonomi