Rashiq: Vizitat tek sipërmarrësit janë një nxitje për zhvillim të mëtejshëm
Ekonomi

Rashiq: Vizitat tek sipërmarrësit janë një nxitje për zhvillim të mëtejshëm

RTKlive

Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë Llazar Raduloviq, vazhdoi vizitat tek fituesit e granteve në kuadër të projektit “Forcimi i komuniteteve përmes mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” në komunat e Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit.

Ministri Rashiq dhe zëvendësministri Llazar Raduloviq filluan vizitën e tyre te fituesit e granteve në fushën e bujqësisë dhe biznesit në komunën e Kamenicës.

Të shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ata vizituan edhe fituesit e granteve në territorin e komunës së Ranillugut.

Më pas u bë një vizitë tek sipërmarrësit, puna e të cilëve u përmirësua me mbështetjen e Ministrisë së Kthimit dhe komunitetit në komunën e Kllokotit, raporton RTK2


MË SHUME NGA Ekonomi