BKS-Muratit: Vetëm policat një mujore janë të subvencionuara
RTKlive
Byroja Kosovare e Sigurimit i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili akuzoi disa punonjës të BKS-së se po detyrojnë mërgimtarët ta paguajnë policën kufitare, ani pse është e subvencionuar nga Qeveria.
Në reagimin e BKS-së thuhet se vetëm policat njëmujore janë pa pagesë, policat me afat tjetër, si ato 15 ditë, 2 muaj, 6 muaj dhe njëvjeçare, janë me pagesë. Pagesës i nënshtrohen të gjitha llojet tjera të automjeteve.
Si pasojë e kësaj marrëveshjeje, BKS ka thënë se industria e sigurimeve ka pësuar dëm financiar prej mbi 2.5 milionë euro, por se pavarësisht kësaj, thonë se janë të përkushtuar për t’i zbatuar me korrektësi dhe në mënyrë transparente të gjitha detyrimet e kësaj marrëveshjeje, në interes të qytetarëve.























