Murati: Po mbështesim bizneset në veri, për vende të reja të punës
BKT
Ekonomi

Murati: Po mbështesim bizneset në veri, për vende të reja të punës

G.K/RTKlive

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët.

Murati në një postim në Facebook ka thënë se të gjithë ata që janë të interesuar mund të drejtohen te zyrat e Agjencisë së Punësimit.

“Me rivendosjen e rendit dhe ligjit në katër komunat veriore të vendit, tani po shohim dita ditës edhe hapjen e bizneseve të reja dhe shtimin e aktivitetit afarist në atë pjesë.

Qeveria po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët.

Për më shumë informata, mjafton të drejtoheni tek zyrat e Agjencisë së Punësimit që tashmë gjenden edhe në hapësirat e objekteve komunale”, ka shkruar ministri Murati.


MË SHUME NGA Ekonomi