Klubi i Biznesit reagon ndaj vendosjes së kuotave në import
BKT
Ekonomi

Klubi i Biznesit reagon ndaj vendosjes së kuotave në import

RTKlive

Klubi i Biznesit, ka reaguar ndaj një vendimi të institucioneve të Kosovës rreth vendosjes së kuotave në import, e që sipas tij është hap tjetër drejt ndërhyrjes në ekonomi të lirë të tregut.

“Udhëzimi administrativ Nr. O6/2024 për vendosjen e kuotave në import përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në ekonominë e lirë të tregut. Klubi i Biznesit dhe anëtarët e tij kundërshtojnë fuqishëm një vendim të tillë dhe i bëjnë thirrje qeverisë të rishikojë këtë çështje me seriozitet”, thuhet në reagim të Klubit.

Sipas tij, një vendim i tillë jo vetëm që prek funksionimin e një ekonomie të lirë, por gjithashtu sjell efekte anësore me pasoja negative.

“Në modelin ekonomik të garantuar nga Kushtetuta e Kosovës, masa të tilla janë në kundërshtim të hapur me parimet themelore të ekonomisë së lirë të tregut. Ne kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dialog të mirëfilltë publiko-privat për çështjet ekonomike, dhe ky vendim është shembulli i mungesës së këtij dialogu. Sektori privat, si shtylla kryesore e ekonomisë dhe kontribuesi më i madh në buxhetin shtetëror, duhet të ketë një zë të rëndësishëm në politikëbërjen ekonomike, me qëllim që këto politika të çojnë drejt prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik, ku konkurrenca e lirë dhe e barabartë janë parësore. Ne i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim që minon ekonominë e lirë, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta”, thuhet në komunikatën e Klubit të Biznesit.


MË SHUME NGA Ekonomi