22:05 / 16.08.2024
Vitia: Mbi 500 mijë euro investime në Spitalin e Pejës
RTKlive
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se investimet në Spitalin e Pejës kanë kapur vlerën e mbi 500 mijë eurove.
Përmes një postimi në Facebook, Vitia tregon listën e gjërave ku është investuar:
Gurthemeli për Depo Farmaceutike prej 400 m².
Ndërtimi i “koridorit të ngrohtë” që lidh bllokun kirurgjik me emergjencën.
Renovime në pavijonin e internos, koridoret e njësisë koronare, kabinetin e endoskopisë, ergometrinë, hollin e kuzhinës dhe rregullimi i kuzhinës.
Funksionalizim i sallës operative të gjinekologjisë brenda repartit.
Fillimi i punimeve në repartin e ri për Hemodializë dhe renovimi i repartit ekzistues, administratës dhe koridorit të psikiatrisë.
Renovimi i dy sallave të takimeve.























