ATK me thirrje për pagesë të tatimeve nga ‘freelancerët’
BKT
Ekonomi

ATK me thirrje për pagesë të tatimeve nga ‘freelancerët’

M.P. / RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë thirrje për pagesën e tatimit dhe kontributit pensional ndaj të punësuarve në mënyrë të pavarur të njohur me termin “freelancer”.

“Kur shërbimet si ‘Freelancer’ ofrohen si i punësuar, të ardhurat nga paga i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga subjektet vendore, ndërsa nëse i punësuari gjendet në Kosove dhe kur punëdhënësi është jashtë Kosovës, personi obligohet që individualisht të bëjë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional”, ka njoftuar ATK.

Tutje në postimin e tyre në facebook, ATK ka treguar se aktivitetet e tyre të punës duhen regjistruar në ARBK.

“...për të ardhurat e krijuara si biznes i regjistruar në Kosovë, deklarimi dhe pagesa i nënshtrohet rregullave për pagesë, si të ardhura nga shërbimet me normën 9% në qarkullimin bruto apo sipas rregullave ligjore për të ardhura reale”, vazhdon postimi.

Freelancerët janë punonjësit e specializuar në profesionin e tyre të cilët punojnë në bazë të projekteve apo shërbimeve të caktuara. Zakonisht ata njihen në fushat si IT, financierë, avokatë, arkitektë, gazetarë dhe fusha të tjera.


MË SHUME NGA Ekonomi