Bajrami: Ministri Murati po mashtron e po manipulon me Bonot e Diasporës
BKT
Ekonomi

Bajrami: Ministri Murati po mashtron e po manipulon me Bonot e Diasporës

A.B|RTKlive

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, thotë se deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Muratit, për emetimin e Bonove të Diasporës janë mashtrime e manipulime.

Sipas ish ministres së Financave, Murati flet për Bono të Diasporës pa përmendur asnjë numër gjë që, sipas saj, tregon tendencë për mashtrim.

Bajrami ka prezantuar një tabelë ku potencohet se investimi i diasporës në Bono është vetëm 9.1 milionë euro me maturim 5 vjeçar dhe 1.3 milionë euro me maturim 3 vjeçar, ndonëse oferta e Muratit, sipas saj, për diasporën ka qenë rreth 100 milionë euro investime në bono.


MË SHUME NGA Ekonomi