Kurti: Telekomi i Kosovës u është kthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet
BKT
Ekonomi

Kurti: Telekomi i Kosovës u është kthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

N.M. /RTKlive

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se rrjeti i Telekomit po modernizohet dhe shërbimet janë më cilësore.

Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve dhe se në “çdo cep të vendit, publikja tash po lulëzon”. Ai, lidhur rezultatet në këtë kompani, ka bashkangjitur edhe një postim të Arta Rizvanollit, ministre e Ekonomisë,

“Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve. Rrjeti po modernizohet e shërbimet janë më cilësore. Në çdo cep të vendit, publikja tash po lulëzon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi