16:19 / 16.09.2024
Aliu: Banimi i përballueshëm edhe në Istog
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen për banim të përballueshëm edhe me kryetarin e Istogut, Ilir Ferati.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për banimin e përballueshëm me komunat e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ai tha se qëllimi është përmbushja e nevojave urgjente të qytetarëve.
“Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat”, ka shkruar tutje Aliu.























