Rafuna dhe ambasadorja e Maltës flasin për bashkëpunimin ekonomik
BKT
Ekonomi

Rafuna dhe ambasadorja e Maltës flasin për bashkëpunimin ekonomik

V.Thaçi / RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna është takuar me ambasadoren Juliana Scerri Ferrante e Maltës në Kosovë, me të cilën ka diskutuar për mundësinë e krijimit të lidhjeve më të forta ekonomike dhe rritjes së bashkëpunimit dhe investimeve mes Kosovës dhe Maltës të ndërsjella në sektorë të ndryshëm.

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se përveç kësaj, në takimin e Rafunës dhe Scerri Ferrantes e ku ishin të pranishëm edhe disa nga kompanitë vendore, u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve duke planifikuar organizimin e ngjarjeve të përbashkëta dhe takimeve B2B ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe Malta.

“Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në organizimin e aktiviteteve të cilat sjellin mundësi të reja për bizneset vendore duke zgjeruar pjesëmarrjen dhe aktivitetin e tyre ekonomik në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi