Ujkani: Procesi i Berlinit është parapërgatitje për anëtarësim në BE
BKT
Ekonomi

Ujkani: Procesi i Berlinit është parapërgatitje për anëtarësim në BE

F.S / RTKlive

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, i ftuar në “Info Plus” të RTK-së, ka folur rreth Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 14 tetor si dhe për masat që janë paralajmëruar se do të merren ndaj Kosovës nëse kjo e fundit vazhdon me bllokimin e mallrave serbe.

Duke folur për shqetësimet e ngritura na Gjermania rreth Kosovës, Ujkani tha se presioni që është vendosur tek institucionet e Kosovës, sipas tij, është i logjikshëm në kuptimin e asaj që vendet nuk duhet të bllokojnë njëra-tjetrën, në atë çka është pjesë e marrëveshjes së CEFTA-as.

“Vendet nuk duhet ta bllokojnë njëra-tjetrën në atë që është pjesë e marrëveshjes së CEFTA-as, sepse nga ajo aty burojnë obligimet juridike. Pra procesi i Berlinit më tepër është një platformë, se sa një dokument kontraktual mes palëve, sikurse është tek CEFTA dhe ky presion nënkupton në një far forme që duhet të ketë një koordinim më të mirë”, tha Ujkani në RTK.

Tuje, ai tha, se po të shihet më tutje Kosova e ka mbajtur ‘flamurin’ sa i përket funksionimit dhe zbatimit të procesit të Berlinit, sepse nuk kemi pasur shpresë tjetër në raport me a të që zhvillohej Ballkani i Hapur.

“Për ne dhe shtetet e Ballkanit, procesi i Berlini9t do të duhej të shihet si një platformë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe që ka një perspektivë, goxha mirë të definuar në raport në raport me çfarëdo iniciativë tjetër”, tha Ujkani.

Ai tha se ky proces e mbanë emrin nga vendi ku është lansuar, porse sipas tij, mbrapa tij janë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, respektivisht BE-ja.     

 “Po ashtu janë të gjitha organizatat financiare të BE-së, qofshin të karakterit rajonal apo ndërkombëtarë që qëndrojnë prapa këtij procesi. Në fakt ajo më e rëndësishmja është edhe para 10 vjetësh edhe sot misioni është që e parapërgatit rajonin për tu bërë anëtarë të BE-së”, tha Ujkani.

Ndryshe, në përvjetorin e dhjetë të Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 14 tetor, Qeveria gjermane synon të lansojë tregun e përbashkët rajonal, një iniciativë e vendeve të Ballkanit Perëndimor që  është strukturuar mbi katër liri: Lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve.


MË SHUME NGA Ekonomi