19:56 / 24.09.2024
Llugaliu thotë se Dogana është në proces të blerjes së skanerëve
Faton Salihu| RTK
Kosova është në pritje të tre skanerëve që do të bëjnë skanimin e kamionëve nëpër kufij, në mënyrë që të hiqen masat e tregtisë për mallrat serbe.
I pari i Doganës, Agron Llugaliu, në emisionin Ekonomiks në RTK, e ka konfirmuar se dogana është në proces të blerjes së skanerëve statikë dhe mobilë.
Intervistën të plotë mund ta ndiqni sonte nga ora 20 e 20 në RTK1.























