Mbahet Konferenca “Përparimi në Trajtimin dhe Ndërgjegjësimin e Kancerit"
Sh. Gashi/ RTKlive
Në emisionin ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ në RTK, drejtoresha e OJQ-së “RENESANSA”, Violeta Pirana ka folur për konferencën e “Përparimi në Trajtimin dhe Ndërgjegjësimin e Kancerit të Gjirit”.
Drejtoresha Pirana ka thënë se në konferencë mjekët do të flasin për sëmundjen e kancerit dhe do të bëhet prezantimi i ilaçeve me të cilat trajtohet kjo sëmundje.
“Do të lidhemi me disa doktor specialist drejtpërdrejt në këtë konferencë, një nga ta do të jetë edhe doktor profesor onkolog Alberto Kosta dhe me vonë po ashtu do të lidhemi drejtpërdrejt edhe me doktoreshën Fatima Kardoso e cila është specialiste e kancerit të gjirit metastazik. Ky është një rast i rrallë pasi që ata kanë agjendë shumë të ngarkuar, por për ne kanë gjetur pak kohë. Për pacientët e Kosovës ata kanë vendosur të jenë pjesë e kësaj konferencë”, ka theksuar Pirana.
Sipas saj, në konferncë prezantohen ilaçet dhe shumë çka lidhur me llojet e kacereve të ndryshme.
“Është shumë e rëndësishme ne javën e kaluar kemi marr pjesë në kongresin e kancerit në Esmo ku kanë marr pjesë 35 mijë mjekë shkencëtarë të cilët i bëjnë protokollet e kancerëve të llojeve të ndryshme. Prandaj prezantimi i atyre ilaçeve në Kosovë është shumë e rëndësishme”, u shprehë Pirana.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:























