Neziri: Stafi i Kirurgëve është jashtëzakonisht i përgatitur
BKT
Shëndetësi

Neziri: Stafi i Kirurgëve është jashtëzakonisht i përgatitur

K. K. / RTKlive

Edicioni i katërt i Kongresit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka nisur dje dhe po vazhdon sot. Në mesin e profesionistëve ishte edhe Alban Neziri, gjinekolog, i cili punon në Zvicër. Ai në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, theksoi se stafi i kirurgëve është jashtëzakonisht i përgatitur në fushën e tyre.

Neziri tha se stafi i Klinikës së Onkologjisë ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, por edhe në fushën e trajtimit me kemoterapi dhe në fushën në radioterapi. Po sipas tij, edhe Instituti i Patologjisë në pjesën e diagnostikës është mjaft i avancuar, gjithashtu edhe Klinika e Radiologjisë, e Kirurgjisë Plastike.

Mirëpo, sipas tij, të gjitha këto klinika së bashku duhet të punojnë në një qendër të cilat në Evropë janë organizuar në formë të qendrave të trajtimit të kancerit të gjirit.

“Këtu jemi të mbledhur rreth 180 ekpsertë prej fushave të ndryshme të kirurgjisë në kuadër të Kongresit. Janë organizur edhe gjashtë simpoziume të ndryshme. Një prej tyre i kushtohet themelimit të një qendre për trajtimin e kancerit të gjirit, pasi jemi në muajin i cili i kushtohet senszibilizimit të motrave r nënave tona për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të gjirit”, tha Neziri.

Ai tutje shtoi se ne kemi një staf të mrekullueshëm në Prishtinë dhe teknologjia nuk mungon. “Ato që mungojnë janë protokollet bashkëkohore, por pritet miratimi prej Ministrisë së Shendetësisë për to”, tha ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi