18:49 / 01.10.2024
ZRRE thotë se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike
G.K/RTKlive
Zyra e Rregullatorit për Energji ka deklaruar se nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht, duke theksuar se shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri më 31 mars 2025.
| Për më shumë, ZRRE ju njofton se pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, bazuar në realizimin e remonteve të planifikuara të njësive gjeneruese termike, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe një sasie të energjisë elektrike të importuar”, thuhet në njoftimin e ZRRE. | ||























