Aronia sivjet 50 për qind më tepër prodhim, problem tregtimi i saj
Fadil Sertolli /RTKlive
Aronia vlerësohet si fryti më antioksidant në botë dhe se ajo ndikon në shërim dhe parandalim të disa sëmundjeve tek njeriu. Madje, sipas Esat Berishës, kultivues i Aronisë, vetitë e kësaj bime janë të jashtëzakonshme: si ajo e stabilizimit të sheqerit në gjak, stabilizimin e tensionit të gjakut por edhe luftimin e kancerit tek njerëzit.
Berisha për emisionin ‘Toka” në RTK thotë se vetitë e fuqishme të kësaj bime i kishte kuptuar në Zvicër sa ishte duke punuar atje dhe se fillimisht ishte ndjerë i habitur nga to.
Berisha: Përdorimi i Aronisë të jetë profesional dhe i kujdesshëm
Ndonëse, Aronia vlerësohet si fryti më antioksidant në botë dhe për shkak të vetive saja shëruese, përdorimi i sajë duhet të jetë profesional dhe i kujdesshëm.
Sipas, kultivuesit të saj, Esat Berisha, Aronia nuk duhet të konsumohet para ushqimit.
Berisha për emisionin ‘Toka” në RTK thotë se si fruta ato duhet të jenë një grusht dore, ndërkaq si lëng 100 mililitra duhet të ndahen për përdorim paradite e 100 mililitra pasdite.
Hoti: Presim 10 ton Aronia për hektar
Mbikëqyrësi i Plantacioneve të Aronisë, Rasim Hoti thotë se rendimenti këtë vit është dukshëm më i lartë krahasuar me vitet paraprake.
Përkundër temperaturave të larta që mbretëruan muajve të fundit në vendin tonë, Hoti për emisionin ‘Toka” në RTK thotë se këtë vit nga një hektarë presin 10 tonë rendiment.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:























