Dogana parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar në Vërmicë
BKT
Ekonomi

Dogana parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar në Vërmicë

M.P. / RTKlive

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjet e mallrave me afat të skaduar në treg, në pikën kufitare në Vërmicë.

Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës

“Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë: produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota dhe erëza”, thuhet në njoftimin e doganës.


MË SHUME NGA Ekonomi