Ushqimet e shëndetshme gjatë stinës së vjeshtës
Sh.G / RTKlive
Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” ishte e ftuar Letafete Miftari, këshilltare për ushqimin. Ajo tregoi se si duhet të ushqehemi shëndetshëm gjatë stinës së vjeshtës.
“Duke filluar gjithmonë nga mëngjesi, trupi jonë që nga ora e parë e zgjimit e tërë ditën ka nevojë për ujë pra fillimisht na duhet të nisim ditën me ujë pastaj duhet të hamë mëngjes. Mëngjesi siç dihet është shujta më e rëndësishme e ditës është me rëndësi që në mëngjes të marrim një shumicë të vlerave të ushqyeshme që neve na nevojiten për gjithë ditën, pastaj ne nëse nuk e marrim mëngjesin do ta shtymë me griska e me gjëra jo shumë të shëndetshme. Mëngjesi është edhe shumë i rëndësishëm edhe për të mbajtur në nivelin e duhur sheqerin në gjak e shumë çka tjetër”, tha Miftari.
Por po ashtu ajo tregoi edhe për rëndësinë e ujit që duhet të pimë gjatë ditës si dhe mese vakteve dhe shumë çka tjetër që na ndihmon për të jetuar një jetë të shëndetshme.
“Është shumë e rëndësishme po ashtu se çka hamë në kohën e drekës është shumë e rëndësishme që të respektohen mese vaktet sepse ne e dimë se çka hamë na jep energji për të përballuar me punët e ditës pra është shumë e rëndësishme që të hamë çdo tri orë nga një mese vakt dhe po të pimë shumë ujë”, tha Miftari.























