Kurti: Kosova një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime
BKT
Foto: Valjeta Shala|RTK
Ekonomi

Kurti: Kosova një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime

Valjeta Shala|RTK

Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime ka bërë bashkë përfaqësues të institucioneve e bizneseve në vend. Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Kryeministri Kurti tha se Kosova ka potencial të madh për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

“Në këtë takim dëshiroj të ndajë disa çështje kyçe qe ndërlidhen me prioritete ekonomike dhe reformat e Qeverisë që ka ndërmarr për të përmirësuar klimen e të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve te huaja. Vendi ynë ka potencial të shndërrohet në një qendër rajonale për investimeve. Disa nga faktorët që e mbështesin e potencialit janë stabiliteti institucional në vendin tonë, afërsia me tregjet perëndimore, rritja ekonomike prej 6.2% në vitet e fundit, projekteve infrastrukturore, rinia e madhe, fuqia punëtore të cilat janë bazë e fuqishme për zhvillim të mëtejmë”, tha Kurti.

Kryeministri ka folur edhe për fuqinë punëtore dhe rëndësinë e përmirësimit të arsimit dhe trajnimit profesional në përputhje edhe me nevojat e sektorit privat.

“Tash që po flasim, janë 23 shkolla në 14 komuna anembanë Kosovës, me 12 profile, gjithsej rreth 1600 nxënës dhe jemi qeveria e parë në Kosovën e pasluftës, ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetme, në të cilën figuron parulla: “Duam punë”. Duam paga më të larta, sigurisht, kushte më të dinjitetshme të punës, padyshim, por “duam punë” nuk ka më parulla dhe kjo, besoj që është pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës në 425 mijë nga 350 mijë sa ishin në pranverën e vitit 2021”, ka theksuar kryeministri.

Spas tij, konkurrenca fer nga sektori privat në njërën anë, dhe përmirësimet e duhura dhe me kohë nga institucionet publike në anën tjetër, janë çelësi për përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit të të bërit biznes dhe të nxitjes së zhvillimit të mëtejmë ekonomik.

Kurti ka kërkuar që dialogu i sotëm të fokusohet gjithnjë e më shumë në mundësitë e investimeve dhe të eksportit dhe se përmes politikave të mira ne mund të parandalojmë sfidat, sepse mund t’i parashikojmë ato, dhe të sigurojmë rritje të qëndrueshme.

“Që të vazhdojmë këtë dialog, unë besoj se duhet ta konfirmojmë qëllimin e qartë, e kjo është: ta bëjmë Kosovën një vend ku bizneset lulëzojnë dhe qytetarët jetojnë mirë, gjithnjë e më mirë", ka theksuar kryeministri.


MË SHUME NGA Ekonomi