Kurti: 425 mijë të punësuar, buxheti i shtetit është rritur 35%
BKT
Foto| Elmina Osmani| RTK
Ekonomi

Kurti: 425 mijë të punësuar, buxheti i shtetit është rritur 35%

M.P| RTKlive

Numri i të punësuarve është rritur në 425 mijë, teksa 1.3 miliardë euro janë shpërndarë nga Qeveria e Kosovës për qytetarët e bizneset me masa të ndryshme.

Kështu ka njoftuar kryeministri Albin Kurti, gjatë takimit me kryetarët e komunave për koordinim ndërinstitucional, në të cilën morën pjesë edhe ministrat Elbert Krasniqi dhe Hekuran Murati.

“Situata ka ndryshuar në mënyrë pozitive, këtë vjeshtë në Kosovë kemi 425 mijë të punësuar, ndërkaq në pranverën e vitit 2021 ishin 350 mijë të punësuar. Ekonomia në këto vite, përkatësisht Bruto Produkti Vendor është rritur me 33 për qind ndërkaq buxheti i shtetit me 35 për qind. Janë shpërndarë 1.3 miliard euro te qytetarët dhe te bizneset përmes masave të shumta”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha se ka ngritje të pagës minimale, ndërsa tash është prezantuar skema pensionale.

“Një arritje tjetër ku përfitojnë komunat, janë përzgjedhur lokacionet, ndërsa tani janë nënshkruar pesë komuna. Vlen përmendet ndërtim i shtëpive nga MAPL nëpër komuna”, u shpreh Kurti.

Kurti gjatë takimit bërë thirrje për promovim të arsimit dual, duke rritur rrjetën e nxënësve, profileve dhe shkollave. Ka shtuar se deri më tani janë 12 profile me mbi 2500 nxënës të arsimit dual.


MË SHUME NGA Ekonomi