Hapet Panairi i Produkteve Tradicionale në Podujevë
BKT
Ekonomi

Hapet Panairi i Produkteve Tradicionale në Podujevë

V.S|RTKlive

Në Podujevë është hapur panairi i produkteve tradicionale dhe Artizanale në Podujevë aty ku mori pjesë edhe Mnistri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me kryetarin e kësaj komune Shpejtim Bulliqi e profesorin Rexhep Gjergji.

Ky panair që mbështetet nga Ministria e Bujqësisë sipas ministrit Peci është një përpjekje për të mbajtur gjallë dhe për të promovuar vlerat e jashtëzakonshme.

“Për tri ditë me radhë Bulevardi i qytetit të Podujevës do të shndërrohet në një skenë unike ku tradita dhe trashëgimia jonë e pasur do të shfaqet në çdo cep. Në këtë panair do të mund të gjeni produkte ushqimore tradicionale që mbartin me vete shijen e autoktonisë sonë dhe punime artizanale me një mjeshtëri të rrallë, të krijuara me dashuri nga duart e grave punëtore të Llapit”, tha Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai ka theksuar se synojnë të mbështesin prodhuesit vendorë dhe të vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së traditës, duke krijuar një hapësirë ku historia të përjetohet përmes shijes, artit dhe kulturës.

Panairi i Produkteve Tradicionale dhe Artizanale në Podujevë do të jetë i hapur për tri ditë.

 


MË SHUME NGA Ekonomi