Lansohet projekti `Energji për Barazi`
Sh.Ç/RTKlive
MCC/MCA Kosovë ka lansuar projektin “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë.
Me këtë projekt synohet rritja e përfaqësimit të gruas në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm përmes promovimit të praktikave të barabarta gjinore brenda kompanive, mbështetjes së rrjetëzimit, mentorimit, dhe mundësive të trajnimit për gratë, fuqizimit të mundësive arsimore, dhe ofrimit të ndihmës teknike dhe granteve të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,ka thënë se përmes politikave aktive të tregut të punës, përkrahjes së biznese të grave e shumë masave te tjera kanë vënë qeverisjen për gratë në qendër të politikave dhe synimeve të Qeverisë.
Ajo ka theksuar se nga 9 për qind sa është përfaqësimi i grave në sektorin e energjisë, në strategjinë e energjisë për vitin 2022-2031 për ta objektiv kyçe është ta rrisin këtë në së paku 25 për qind.
“Sa i përket përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse, Kosova është me fat që ka shumë gra e vajza që janë shembull. Përmes politikave aktive të tregut të punës, përkrahjes së biznese të grave, përmes shumë masave të tjera kemi vënë qeverisjen për gratë në qendër të politikave dhe synimeve tona. Me fakte dhe me vepra jo vetëm më fjalë. Sektori i energjisë që ka qenë i dominuar nga burrat ka përjetuar ndryshme të mëdha në dekada të fundit, gratë vazhdojnë që të jenë të nën-përfaqësuara në pozita udhëheqëse. Kjo jo vetëm që është një padrejtësi por është një kufizim për vete sektorin dhe ekonomi”, ka deklaruar Rizvanolli
Kryeshefja ekzekutive në MCA-Kosovë, Florina Duli, ka thënë se shpresohet që përmes projekti “JETA” do të thyhen barrierat për gratë dhe se do të bëjnë ndryshime në kompani duke krijuar shtigje që gratë të përparojnë në sektorin e energjisë përmes grandeve dhe asistencës teknike.























