Dita Botërore e Larjes së Duarve, OBSH: Parandalohen sëmundjet vdekjeprurës
BKT
Shëndetësi

Dita Botërore e Larjes së Duarve, OBSH: Parandalohen sëmundjet vdekjeprurës

RTSh

Gjatë pandemisë një nga çështjet që mori shumë vëmendje nga autoritetet shëndetësore dhe përfaqësues të politikës ndërkombëtare ishte promovimi i shpeshtë i larjes së duarve, një kujtesë që tingëllonte e çuditshme, por që në fakt ky zakon kishte filluar të humbiste rëndësinë e vet, duke u bërë gjithnjë e më i rrallë në jetën e individëve.

15 Tetori është dita për të kujtuar rëndësinë e këtij veprimi si shumë jetik në disa momente gjatë ditës, i cili ul në mënyrë domethënëse sëmundje si diarreja e pneumonia, të cilat shkaktojnë edhe vdekje sidomos në zona me akses të limituar për kujdes shëndetësor. Por a kanë të gjithë sot akses ndaj ujit të rrjedhshëm? 

Sipas OBSH-së mbi 800 milionë fëmijë sot në botë kanë mungesë të kushteve për larjen e duarve me ujë dhe sapun në shkollat e tyre.

Larja e duarve:

Ul  numrin e njerëzve që sëmuren me diarre me rreth 23%-40%

Ul numrin e ditëve që fëmijët mungojnë në shkollës për shkak të sëmundjeve gastrointestinale me 29%-57%

Ul  sëmundjen e diarresë tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar me rreth 58%

Ul sëmundjet e frymëmarrjes, si ftohja, në popullatën e përgjithshme me rreth 16%-21%

OBSH rekomandon edhe disa gabime që duhen shmangur gjatë larjes së duarve si

Gabime që duhen shmangur:

Larja  pa sapun

Larja shumë e shkurtër ( të paktën 20 sekonda)

Mos tharja e duarve ( duart e lagura transferojnë baktere më lehtë se ato të thara)

Prekja e sipërfaqeve të pista fill pas larjes së duarve ( si doreza e dyerve të tualeteve, shkarkuesi i ujit etj)

Larja e duarve pjesërisht pa përfshirë pjesën  e sipërme, mes gishtave apo thonjtë.

Përdorimi i ujit të ngrohtë,  ( nuk vret më shumë mikrobe se uji i ftohtë ndryshe nga perceptimi që është krijuar. Uji i nxehtë mund të thajë lëkurën, duke çuar në çarje dhe duke i bërë duart më të ndjeshme ndaj infeksionit.


MË SHUME NGA Shëndetësi