Në Drenas mbahen aktivitete për luftën kundër kancerit të gjirit
BKT
Shëndetësi

Në Drenas mbahen aktivitete për luftën kundër kancerit të gjirit

V.Th. RTKlive

Me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit, në Komunën e Drenasit është shënuar muaji ndërkombëtar i luftës kundër kësaj sëmundjeje me disa aktivitete.

Komuna e Drenasit njofton se aktiviteti ka filluar në sallën e Kuvendit, ku takimin e hapi koordinatorja e njësisë për të drejtat e njeriut në Zyrën për Barazi Gjinore, Zahrie Podrimqaku-Subashi.

Sipas njoftimit Podrimqaku-Subashi ka thënë se, në kuadër të shënimit të muajit rozë, që ka për qëllim sensibilizimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit, janë mbajtur disa aktivitete nga Komuna e Drenasit.

Kurse Dr. Shkëlzen Gashi ka mbajtur një ligjëratë për të pranishmit, me temën “Kanceri i gjirit dhe parandalimi i tij”.

Pas takimit në sallën e Kuvendit, në nder të shënimit të këtij muaji, u zhvillua ecja tradicionale me moton “Një hap kundër kancerit të gjirit” në qytet.

Ky aktivitet u organizua nga KNJKDNJ dhe ZBGJ në bashkëpunim me Grupin e Grave Asambliste, Komitetin për Barazi Gjinore dhe OJQ-të e Drenasit.

Ky manifestim tradicional synon vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse për të krijuar kushte më të mira për zbulimin e hershëm të sëmundjes, si dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, spital dhe teksti


MË SHUME NGA Shëndetësi