Gjashtë komuna përfituese për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë
BKT
Ekonomi

Gjashtë komuna përfituese për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë

Donika Sherif|RTK

Komuna e Prishtinës, Skenderajt, Klinës, Drenasit, Gjilanit, Vitisë, Kamenicës, Obiliqit, Istogut dhe Malishevës janë komunat e para përfituese të projektit `Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale`.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe Komunave përkatëse, për të cilin, drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tha se pavarësisht vonesave që janë bërë, sot po realizohet një projekt shumë i rëndësishëm për vendin.

“Masat përfshin termoizolim të mureve, kulmeve, zëvendësim të dyerve dhe dritareve, instalim të kondicionerëve eficient për secilën njësi banesore dhe masa të tjera për siguri nga zjarri, për shembull sisteme të interfonisë në hyrje të ndërtesave”, tha Driton Hetemi, drejtor i FKEE.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky projekt përveç i rëndësishëm, është edhe shumë kompleks.

“Nga të gjitha projektet që janë realizuar gjatë këtij mandati, nga të gjitha qindra miliona projekte që kanë nisur në fusha të ndryshme në ndërtim të kapaciteteve, bateri, eficiencë e të tjera, për mua personalisht ky është projekti më i rëndësishëm dhe më afër zemrës që e kam dhe që do të më bëj të lumtur dhe krenare për punën e këtij mandati më së shumti, sepse është hera e parë që kemi dizajnuar dhe po zbatojmë një projekt i cili direkt prek shtresat më të cenueshme të shoqërisë”, tha Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë.

“Ky investim është i financuar 90% nga Bashkimi Evropian nga pakoja për eficiencën e energjisë dhe ne mirëpresim sigurisht kontributin prej 10% nga të gjitha komunat përfituese për këtë projekt. Jemi shumë të lumtur të shohim interesin e qyteteve për energjinë eficiente” tha Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Nga ky projekt përfitojnë 13 komuna, 28 ndërtesa shumë-banesore sociale, rreth 785 familje dhe afërsisht 3 mijë 400 qytetarë. Derisa ditëve në vijim pritet që marrëveshjen ta nënshkruajnë edhe komunat tjera.


MË SHUME NGA Ekonomi