ZRRE vendos tarifat për ngrohtoren ‘Termokos’
V.Shala| RTK
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, mbajti mbledhjen e njëmbëdhjetë me radhë ku shqyrtoi disa pika të rendit të ditës, ndër to edhe propozimin për Përcaktimin e Strukturës Tarifore për Ngrohtoren e Qytetit Termokos SH.A për sezonin e Ngrohjes 2024/2025, si dhe raportin mbi të Hyrat Maksimale të Lejuara për Ngrohtoren e Qytetit Termokos SH.A për sezonin e Ngrohjes 2024/2025.
Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullah tha se ato do të mbesin të njëjta sikurse në vitin paraprak.
“Ajo që është më rëndësi është edhe faturimi i ngrohjes me matje që konsumatorët do të kursejnë energji elektrike”,tha Fejzullahu.
Ai tha se shpreson qe edhe në vitin e ardhshëm edhe konsumatorët e tjerë të përshihen në faturimin e ngrohjes sipas konsumit.
Ndërkohë, ZRRE në mbledhje e sotme shqyrtoi edhe rivlerësimin e Sasisë së kapaciteteve transmetuese ndërkufitare Shqipëri-Kosove për procesin e Bashkimit të Tregjeve, ku ZRRE më këtë rast miratoi kapacitetet mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë në vlerë prej 50 megavatë.
Po ashtu, ZRRE shqyrtoi edhe propozimin për miratimin e Çmimit të Fiksuar Maksimal për ankandin e erës prej 75 megavatë, e cila u aprovua që çmimi maksimal të jetë 80.2 euro për megavatë.























