19:47 / 15.11.2024
Kurti e drejtori rajonal i Bankës Botërore, flasin për zhvillimin ekonomik
G.K/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad Alam.
Sipas njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, Kurti prezantoi arritjet e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e sundimit të ligjit.
“Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Botërore në projekte që synojnë përmirësimin e sektorëve të ndryshëm që rrisin konkurueshmërinë e vendit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, drejtori Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad Alam, vlerësoi përparimin e Kosovës dhe rikonfirmoi angazhimin e Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të vendit.























