Nis subvencionimi i energjisë për mbi 72 mijë familje të cenueshme
BKT
Ekonomi

Nis subvencionimi i energjisë për mbi 72 mijë familje të cenueshme

E. Hoti / RTKlive

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, mbi 72,000 familje të cenueshme, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike, i cili bëhet direkt në faturë, duke filluar nga fatura e nëntorit dhe zgjatë për gjashtë muaj me radhë.

Subvencionimi realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

“Njoftojmë qytetarët se aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike është ende i hapur në platformën eKosova. Për tu kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi