Kurti: Qeveria mbështet bizneset me orientim në prodhim dhe inovacion
BKT
Foto| Valjeta Shala| RTK
Ekonomi

Kurti: Qeveria mbështet bizneset me orientim në prodhim dhe inovacion

V.Shala | RTK & A.Bela| RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se mbështetje e parqeve industriale është një masat e politikat e qeverisë që kanë objektiv zhvillimin industrial dhe gjenerim të punësimit.

“Qeveria e Kosovës do të mbështes bizneset me orientim në prodhim e inovacion dhe krijimin e mundësive të reja për punësimin e të rinjve tanë. Parku Industrial i Përgjithshëm “Drenas 2”, do të jetë në shërbim të bizneseve tona”, tha Kurti sot gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve ndërtimore në Parkun Industrial të Përgjithshëm “Drenas 2”, raporton RTKlive. Ai tha se ky park do të kontribuojë në investime të qëndrueshme. Kurti ka përmendur edhe rritjen e investimeve të huaja në Kosovë.

“Ne miratuam themelimin e këtij parku me sipërfaqe 36.5  hektarë në pronësi të Qeverisë. Me një investim prej 7.7 milionë euro po zgjerohet hapësira edhe për 50 biznese. Ky park është i përshtatshëm për mbrojtjen e mjedisit, do të jetë sa më shumë i gjelbër dhe në qasje në energji të ripërtëritshme”, tha ai.

Kurse Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari tha se ky park do të ndikoj në zgjerimin e të bërit biznes dhe në zhvillim ekonomik.

“po inaugurojmë këtë park me qëllim zgjerimin e të bërit biznes. Ky park është gëzim për bizneset që të zgjerohen me vija të reja të prodhimit. Është një projekt do të ndikoj në zhvillim dhe transformim të kësaj zonë dhe projekt për ndihmoj në zhvillim ekonomik”, shtoi ajo.

I pranishëm në ceremoninë ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Ky park po ndërtohet në kohen kur të rinjtë tanë po kërkojnë të ardhme jashtë Komunës së Drenasit dhe jashtë Kosovës. Jam i lumtur që Drenasi po konfirmohet së është zemra e Kosovës e cila po ofron mundësi të reja të bërit biznes për investitorë vendor dhe të huaj”, tha ai.

Parku pritet të përfundoj brenda 365 ditë punë. Vlera e kontratës është 7, 755, 554. 00€.

No description available.

No description available.


MË SHUME NGA Ekonomi