Bamja: Kosova po njihet gjithnjë e më shumë si një destinacion për turizëm
BKT
Ekonomi

Bamja: Kosova po njihet gjithnjë e më shumë si një destinacion për turizëm

Sh.G / RTKlive

“Kosova po njihet gjithnjë e më shumë si një destinacion i sigurt dhe mikpritës, duke u përfshirë në shumë paketa turistike për trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore malore,” tha Flaka Bamja, udhërrëfyese e turizmit në Prizren.

Ajo sot në RTK, ka folur për turizmin në qytetin e Prizrenit. Sipas saj, ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për industrinë turistike, veçanërisht pas pandemisë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve.

“Kosova po njihet gjithnjë e më shumë si një destinacion i sigurt dhe mikpritës, duke u përfshirë në shumë paketa turistike për trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore malore,” tha Bamja.

Ajo vuri në dukje se ky vit ka tejkaluar edhe vitin 2019, që më parë konsiderohej një nga vitet më të suksesshme për turizmin.

Sipas saj, fluksi më i madh i turistëve këtë vit ka ardhur nga Turqia, një trend që ka dominuar jo vetëm në Prizren apo Kosovë, por në gjithë Ballkanin.

"Përveç turistëve turq, janë shënuar vizita nga vende si Gjermania, Zvicra, dhe Spanja, ndërsa nga kontinentet e tjera kanë spikatur vizitorët nga SHBA, Kanada dhe Japonia, me këta të fundit që kanë rritur ndjeshëm interesin për rajonin pas pandemisë", tha ajo.


MË SHUME NGA Ekonomi