22:16 / 17.12.2024
Shahini: Lajm i mirë se në Kosovë do të prodhohet municion e armatim
RTKlive
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini tha se është mirë që Kosova do të ketë edhe prodhues vendor të armëve
“Lajmi i mirë që Kosova do bëhet me një prodhues vendor për municion dhe armatim”, tha ai.
Sipas tij, Kosovës i mungojnë shumë prodhime vendore që të ndalohet importi i mbi 6 miliardë euro sa i kemi ketë vit.
“AKB-ja e vlerëson se Kosovës do i shtohet edhe një prodhuese vendorë, kësaj radhe jo për konsumatorët të rëndomtë, por për ushtrinë dhe policin e Kosovës. Besojmë që ky projekt të bëhet realitet në vitin 2025” tha Shahini.























