Zbardhet misteri i `sëmundjes X` në Kongo
BKT
Shëndetësi

Zbardhet misteri i `sëmundjes X` në Kongo

M.M. /RTKlive

Pas javësh të tëra pasigurie dhe shqetësimi, autoritetet shëndetësore në Kongo kanë zbuluar shkakun e "sëmundjes X" misterioze që shkaktoi më shumë se 100 viktima dhe infektoi qindra të tjerë.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, të infektuarit shfaqën simptoma si temperaturë e lartë, dhimbje koke, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Deri vonë, shkaku i saktë i sëmundjes mbeti një mister, duke ngritur shqetësime të mëdha në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Pas analizave të kryera tek pacientët e prekur, autoritetet konfirmuan se bëhet fjalë për një formë të rëndë të malaries, e cila shfaqet me simptoma të rënda respiratore dhe ndikohet nga mungesa ushqyese e pacientëve.

“Misteri më në fund është zgjidhur. Bëhet fjalë për një formë të malaries së rëndë që paraqitet si sëmundje e frymëmarrjes, e përkeqësuar nga kequshqyerja,” thuhet në deklaratën e autoriteteve shëndetësore kongoleze.

Kjo situatë ka nxjerrë në pah rëndësinë e trajtimit të kequshqyerjes dhe aksesit në kujdesin shëndetësor në rajon, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për veprime urgjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes dhe për të trajtuar pacientët e prekur.


MË SHUME NGA Shëndetësi