AKB: Mbi 1500 biznese mbyllën këtë vit në Kosovë
RTKlive
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësis për vitin 2024 të hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë në periudhën 01 janar-15 dhjetor 2024.
AKB bënë të ditur se sipas këtij studimi janë hapur rreth 11500 biznese të reja, por janë mbyllur mbi 1500 biznese aktive që ishin ndër vite.
“Arsyet e mbylljes ishin të ndryshme: Humbja e fuqisë konkuruese,kreditë dhe shërbimet bankare të shtrejta, konkurenca jo e drejtë, mos qasje në tendere publike,tatimet dhe dënime të larta, pengesa në marrje të lejeve dhe licencave të punës në ndërtimtari,mos mbështetje nga qeveria qëndrore dhe lokale,burokraci dhe korrupsioni në grante”, thuhet në studimin e AKB-së, të publikuar edhe në Facebook.
Agim Shahini, kryetar i AKB-ës, thotë se ky trend vazhdon të jetë i njëjtë që nga viti 2021 i hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë.
“Kosovarët kanë iniciativa për të hapur biznese por jo të gjithë kanë suksese, qeveria duhet ti mbështet më shumë këto iniciativa dhe të fal ndëshkime e gjoba të cilat janë të lartë Kosovë”, thuhet në studimin e AKB-së.























