13:31 / 30.12.2024
Guvernatori i BQK-së falënderon Hovenierin për mbështetjen e SHBA-së
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili ka bërë të ditur se ka zhvilluar takimin lamtumirës me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Me këtë rast, guvernatori e ka falënderuar shtetin dhe popullin amerikan për mbështetjen e dhënë nga institucionet amerikane, me theks nga Rezerva Federale dhe Thesari Amerikan, me të cilën BQK-ja ka bashkëpunim të shkëlqyer në aspekt të asistencës teknike dhe ngritjen e kapaciteteve.























