Përurohet QKMF në Mitrovicë, Hamza: Simbol i transformimit
BKT
Shëndetësi

Përurohet QKMF në Mitrovicë, Hamza: Simbol i transformimit

M.P. / RTKlive

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

“Qendra e re e mjekësisë familjare në Mitrovicë nuk është vetëm një objekt i thjeshtë. Ajo është një simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë dhe i përmbushjes së premtimeve që u japim qytetarëve tanë”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ky objekt përfaqëson vizionin për një sistem shëndetësor që përmbush nevojat e qytetarëve me dinjitet e efikasitet.

“Në këto tre vite, gjatë të cilave bëmë shumë hapa të rëndësishëm, punësuam mbi 100 profesionistë të rinj për të fuqizuar ekipet shëndetësore dhe kujdesin parësor. Ndërtuam katër qendra të mjekësisë familjare të reja në Iliridë, Koshtovë, Frashër dhe Stan Tërg. Rinovuam nëntë qendra mjekësore në zonat urbane dhe rurale”, ka shtuar ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi