Haradinaj nis fushatën në Prekaz: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese
BKT
   Zgjedhjet 2025

Haradinaj nis fushatën në Prekaz: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese

G.k/RTKlive

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke bërë homazhe në Prekaz, një vend simbol të lavdisë kombëtare.

Haradinaj e ka përshkruar Prekazin si vendin që bashkon popullin e Kosovës.

Ai theksoi se nga ky vend nis rruga për një "Kosovë Fituese", duke u shprehur: “Prekazi është vendi që na bashkon. Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, liri e demokraci. Nga këtu nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137. Rroftë Kosova!”


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025