23:46 / 08.02.2025
Rrahmani thotë se mbështetja në fushatë ishte shpresë për fitore
Sh.Ç /RTKlive
Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen ka shkruar në Facebook se mbështetja e qytetarëve ishte ‘një energji që ndezi shpresën dhe hapi rrugën drejt një fitoreje që sjell ndryshim dhe progres”.
Koalicioni për Familjen edhe njëherë ka ripublikuar listën e kandidatëve për deputet.
“Kjo është lista fituese e Koalicionit për Familjen, listë që sjell vizionin, integritetin dhe vlerat që i duhen një Kosove të drejtë, të shëndoshë dhe me të ardhme të ndritur”, është shkruar në faqen zyrtare në Facebook të këtij koalicioni.























