LDK nis fushatën, Abdixhiku: Sot shënojmë fillimin e kapitullit të ri
BKT
   Zgjedhjet 2025

LDK nis fushatën, Abdixhiku: Sot shënojmë fillimin e kapitullit të ri

M.P. / RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme me tubimin në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kreu i LDK-së dhe njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga tash do të fillojë kapitulli i ri për vendin.

“Jemi mbledhur jo vetëm si pjesëtar të një lidhje politike, por si një shtëpi e bashkuar që ndërton të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar. Shënojmë fillimin e kapitullit të ri për Kosovën. Sot shënojmë ngritjen e së djathtës. Çfarë kemi nisur sot këtu, do të mbahet mend për gjenerata të tëra. LDK-ja kur ngritet në këmbë, nuk ka asgjë që e ndal”, ka thënë ai gjatë fjalimit para të pranishmëve.

 


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025