Krasniqi: PDK ofron zgjidhje për sfidat me të cilat po përballen qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, në rrjetin social Faceboo, ka adresuar një mesazh për qytetarët e Kosovës, duke folur për vizionin e partisë për një të ardhme ma të mirë, të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza.
“Imagjinoni një Kosovë ku çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar jeton më mirë. Me Bedri Hamzën si Kryeministër, ky vizion nuk është vetëm i mundshëm, por është i pashmangshëm,” tha Krasniqi në deklaratën e tij.
Ai tha se përkushtimi i PDK-së është të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballen qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në një ekip të guximshëm dhe të përkushtuar që beson në një Kosovë më të mirë.
Krasniqi me këtë rast u bëri thirrje votuesve të besojnë në këtë parti: ‘Votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131’, ka thënë pos tjerash Krasniqi në video-mesazhin e tij në Facebook.























