Nitaj-Rexhaj: E rëndësishme kujdesi ndaj fëmijëve me ankth e depresion
Sh. Gashi/ RTKlive
Në një intervistë në studion e RTK-së, ishte e ftuar psikologja klinike Fatlinda Nitaj Rexhaj. Ajo theksoi rëndësinë e vëmendjes ndaj ankthit dhe depresionit te fëmijët dhe adoleshentët. Ajo shpjegoi se periudha e adoleshencës, veçanërisht moshat 12, 14 dhe 16, është një kohë kritike e zhvillimit, ku fëmijët shpesh bëhen më të tërhequr dhe shfaqin sjellje të vështira për t`u kuptuar nga prindërit.
Psikologja klinike Fatlinda Nitaj-Rexhaj ka shpjeguar se periudha e adoleshencës, veçanërisht moshat 12, 14 dhe 16, është një kohë kritike e zhvillimit, ku fëmijët shpesh bëhen më të tërhequr dhe shfaqin sjellje të vështira për t`u kuptuar nga prindërit.
“Pjesa e socializimit me bashkëmoshatarët, mënyra se si i manifestojnë në familje, diskutimet me prindërit, mënyra se si nuk i kuptojnë, se si e interpretojnë shqetësimin, ka shumë simptoma që tregojnë kur fëmijët janë me stres dhe kanë ankth”, ka theksuar Nitaj Rexhaj.
Ajo i inkurajoi prindërit dhe edukatorët të jenë më të vëmendshëm ndaj këtyre shenjave dhe të krijojnë një hapësirë më të hapur dhe mbështetëse për t’u mundësuar fëmijëve dhe adoleshentëve të shprehin shqetësimet e tyre.























