PZAP-ja dënon LDK-në me 20 mijë euro e LVV-në me tre mijë euro
BKT
   Zgjedhjet 2025

PZAP-ja dënon LDK-në me 20 mijë euro e LVV-në me tre mijë euro

Sh.Ç/RTKlive

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të kodit të mirësjelljes gjatë fushatës elektorale. LDK-në është dënuar me 20 mijë euro gjobë, derisa Vetëvendosje me 3 mijë euro, të cilat duhet të paguhen brenda afatit 15 ditor.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje u ankua në PZAP se kandidatja për deputete nga LDK-ja, Xheneta Syka, ka publikuar video në Facebook ku e krahason kryeministrin Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler.

Për këtë arsye, më 15 janar, PZAP-ja e ka dënuar LDK-në me 20 mijë euro gjobë, e cila duhet të paguhet në afat prej 15 ditësh.

LDK-ja e ka kundërshtuar gjobën, duke thënë se është bërë nga një profil tjetër dhe jo nga kandidatja për deputete.

Por, PZAP-ja ka konstatuar se videoja ishte postuar në profilin e Sykës, por ishte fshirë më pas. 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri, Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë.

Sipas PZAP-së, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes.

Ndërsa, PZAP-ja e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me 3 mijë euro të cilat duhet t’i paguajë në një afat prej 15 ditësh.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025