Abdixhiku: LDK e gatshme ta sjellë ndryshimin historik
BKT
   Zgjedhjet 2025

Abdixhiku: LDK e gatshme ta sjellë ndryshimin historik

M.P. / RTKlive

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga fshati Mushtisht, ka thënë se kjo parti është e gatshme të sjellë ndryshimin më të madh në vend.

“Lidhja Demokratike ka rilindur si forca kryesore e vendit, e gatshme ta sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të Kosovës. LDK dhe populli tashmë janë një; ta kuptoni këtë! Po, një fshat, sonte, kaq shumë prezencë, kaq shumë energji, kaq shumë përkushtim! “, ka shkruar ai.

Tutje ka thënë se LDK është në momentet më të mira politike dhe se ndryshimi është misioni i tyre.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025