Kolesteroli i keq në gjak rrezik për zemrën dhe trurin
BKT
Shëndetësi

Kolesteroli i keq në gjak rrezik për zemrën dhe trurin

Sh.G / RTKlive

Violeta Hysenja, kardiologe e njohur, në një bisedë në programin e mëngjesit, në RTK, foli për rëndësinë e kontrollit të niveleve të kolesterolit dhe rreziqet që sjell kolesteroli i lartë për shëndetin kardiovaskular.

“Kolesteroli është një yndyrë shumë e rëndësishme për funksione të ndryshme në organizmin tonë, duke përfshirë prodhimin e vitaminës D dhe hormoneve steroide si testosteroni. Megjithatë, rritja e niveleve të kolesterolit në gjak për një periudhë të gjatë kohore paraqet një faktor serioz rreziku për sulm në zemër dhe tru”, theksoi Hysenja.

Ajo shtoi se nivelet e larta të kolesterolit shpesh nuk shkaktojnë simptoma të dukshme. Por, në disa raste kur ato mbeten të larta për një kohë të gjatë, mund të shfaqen shenja si ksantelazmat (depozitime të kolesterolit nën qepalla) apo ndryshime të tjera të dukshme në lëkurë, përfshirë edhe në gishtërinj.

Dr. Hysenja theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe të ruajtjes së një stili jetese të shëndetshëm për të mbajtur nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.


MË SHUME NGA Shëndetësi