Abdixhiku nga Deçani: Të gjithë po na kanë zili
Sh.Ç /RTKlive
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike, Lumir Abdixhiku, para përkrahësve të vet në Deçan, u zotua se me programin e tij qeverisës, Deçani dhe Kosova do të përfitojnë investime miliardëshe. Për këtë komunë Abdixhiku premtoi zhvillimin e Turizmit.
Abdixhiku edhe në Deçan premtoi se që në javën e parë do të ketë rritje të pagave dhe investim prej 500 milion eurove për Gazin Amerikan.
Krahas premtimeve, Abdixhiku tha se ne qeverinë e tij do të krijohet ministria e familjes dhe mirëqenies. Në këtë kontest, ai tha se do të ketë rritje të pensioneve e barëra falas, ndërsa, për siguri e mbrojtje, Abdixhiku tha se do të ketë 6 mijë ushtarë e 10 mijë policë.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vazhduar tubimet elektorale. Ai sot ishte në Deçan. Kreu i LDK-së, Lumir Abdigjiku ka theksuar në Deçan se 'po e kupton se pse në këtë fushatë, të gjithë po na kanë zili; të gjithë duan të duken sikurse ne! Aq shumë zili na kanë, sa që tani po thonë ne jemi LDK! Them ta ndryshojmë slloganin sot'.
"Nga bëhu ndryshimi në ‘Krejt Kosova LDK’! E meqë duan të na ngjasojnë, e meqë aq shumë duan të duken si ne, le tua bëjmë më të lehtë! Le të votojnë drejt LDK, le të votojnë 124. Sepse ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës! Nga 1989 deri më sot. LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI!”, ka shkruar kandidati i LDK-së në Facebook.
























