Abdixhiku në Junik: Kthesë e madhe me rikthimin e LDK-së
BKT
   Zgjedhjet 2025

Abdixhiku në Junik: Kthesë e madhe me rikthimin e LDK-së

V. Xh. / RTK

Lidhja Demokratike e Kosovës në ditën e 7-të të fushatës është ndalur në Junik. Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja do të kthehet aty ku ishte pasi sipas tij përkrahja e qytetarëve është e madhe.

"Këtë LDK që e keni kërkuar e keni, LDK-në që punon dhe siç ka qenë edhe më parë. Ne ju japim lajmin e mirë për një kthesë të madhe me rikthimin e LDK-së”, ka thënë ai.

Abdixhiku tutje theksoi se qytetarëve të Junikut ju duhet një qeverisje nga LDK për të prekur projektet që janë për qytetarët duke i shfrytëzuar të mirat që i ka kjo komunë.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025