Hamza në zotimin e katërt, premton sigurim shëndetësor për çdo qytetar
BKT
   Zgjedhjet 2025

Hamza në zotimin e katërt, premton sigurim shëndetësor për çdo qytetar

N.M. /RTKlive

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, përmes një video të publikuar, ka bërë propozimin e tij të katërt i cili ka të bëjë me shëndetësinë.

Hamza, në postimin e tij në Facebook, ka premtuar sigurime shëndetësore për qytetarët dhe dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave për pacientë.

“Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë. PDK131”, ka shkruar Hamza.

Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi i tij i katërt.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025