Haradinaj: Vlerat kombëtare qëndrojnë në këtë parti
Visar Shatrolli| RTK
Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL ka mbajtur tubim elektoral me rininë në Deçan, ku janë shpalosur qëndrimet dhe programet e këtij koalicioni për përmirësimin e kushteve për të rinjtë.
Gjatë këtij tubimi, Daut Haradinaj kandidati për deputet nga AAK duke i ftuar që ta votojnë këtë koalicion, ka thënë së vlerat kombëtare qëndrojnë në këtë parti.
Edhe Besnik Tahiri, kandidat për deputet përmendi disa veçori pse duhet të votohet për kryeministër Ramush Haradinaj.
Bashkim Ramosaj kryetar i Deçanit njëherësh kandidat për deputet u shpreh i bindur në fitoren e partisë që i takon.
Po ashtu në këtë tubim u tha se, programi i zgjedhor i AAK-së është garancia se secili i ri dhe e re të ketë të ardhmen në këtë vend dhe të mos ndihet i diskriminuar.























