Hamza: Do ta rrisim për 50% përkrahjen për të gjitha kategoritë e luftës
BKT
   Zgjedhjet 2025

Hamza: Do ta rrisim për 50% përkrahjen për të gjitha kategoritë e luftës

Sh.Ç/RTKlive

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin e rizgjedhur Hysni Gucatin.

“Sot pata kënaqësinë me ardh me e uru, Gucati, për zgjedhjen kryetar të Shoqatës së Veteranëve të Luftës. I garantova që unë si kryeministër, vlerat e luftës kanë me pas vendin e vet, kanë më qenë të mbrojtura, kanë me qenë të respekuara dhe normalisht kanë me qenë të përkrahura edhe familjet e dëshmorëve, edhe invalidët e luftës, edhe veteranët dhe sigurisht kjo është një diçka më e pakta, të cilen shteti do ta bëjë për ta, sepse nuk është ekuivalente e asaj çka këta kanë dhanë për shtetin dhe çka këta kanë ba për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe për 50% do ta rrisin përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.


MË SHUME NGA    Zgjedhjet 2025